Kina dhe Greqia janë marrë vesh të hënën për një investim prej 600 milion euro në portin më të madh grek Cosco. Investimi ka si qëllim të rrit ndjeshëm shkëmbimet tregtare mes Azisë dhe Europës.
Ky investim erdhi si pjesë e 16 marrëveshjeve të nënshkruara mes Greqisë dhe Kinës, gjatë vizitës zyrtare të presidentit kinez Xi Jinping në Athinë, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media greke Kathimerini.
Greqia është afruar me Kinën që nga 2009, kur dha me koncesion portin Cosco për 35 vjet. Me investimin e ri kinez, ai port pritet të bëhet një ndër më të mëdhenjtë në BE.
Përveç kësaj Kina ka shprehur dëshirën të investojë edhe në ishullin e Kretës dhe sektorin energjitik dhe bankar./Foldrejt.com