Sot, Pekini hodhi poshtë rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan që dënon Kinën për balonën e supozuar të spiunazhit të rrëzuar këtë javë mbi ujërat territoriale të SHBA, duke e quajtur atë “manipulim të pastër politik dhe ngritjen e pluhurit”.
“Kina është jashtëzakonisht e pakënaqur me rezolutën dhe e kundërshton fuqishëm atë. Rezoluta e Kongresit të SHBA është manipulim i pastër politik”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning, raporton AP.
Rezoluta, e cila u miratua me votim publik, dënon Kinën për “shkelje të pacipë” të sovranitetit të SHBA-së dhe përpjekje për të “mashtruar komunitetin ndërkombëtar me pretendime të rreme për veprimet e saj të mbledhjes së inteligjencës”, transmeton Fol Drejt.