Kina i quajti sot “të papërgjegjshme” dhe “të paarsyeshme” deklaratat e Sekretares së Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen, e cila tha se aktivitetet e kreditimit të Pekinit po i lënë vendet në zhvillim “të bllokuara në borxhe”.
Qeveria kineze ka thënë se problemet e borxhit në botë janë përkeqësuar për shkak të Uashingtonit, pra rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së, të cilën Pekini e quajti një “normë të paprecedentë”, përcjell Fol Drejt.
“Ne nuk pranojmë akuza të paarsyeshme. SHBA duhet të ndërmarrë veprime praktike për të ndihmuar vendet në zhvillim, në vend që të drejtojnë gishtin drejt vendeve të tjera dhe të bëjnë komente të papërgjegjshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning./FolDrejt/