Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo Kina po furnizojnë me armë fushën e betejës ukrainase.
Wang tha këtë në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me pretendimet e burimeve amerikane, sipas të cilave Rusia po përdor municion kinez në luftën kundër Ukrainës, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Duke komentuar lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale në Hagë, Wang tha se gjykata duhet të mbajë një “qëndrim të drejtë”./FolDrejt/