E ndodhur në kritika ndërkombëtare për keqtrajtimin dhe vendosjen e ujgurëve nëpër Kampet e Përqendrimit”, së fundi Kina ka dhënë edhe idenë e çuditshme për ndryshimin e librit të vetëm të shenjtë të pandryshuar deri tani – Kuranin, informon foldrejt.com. Shteti komunist kinez, gjithashtu ka theksuar se do ndryshojë edhe Biblën dhe këto libra të shenjtë do “i përshtasë me vlerat e socializmit kinez”.
Në fakt takimi i mbajtur në nëntor nga presidenti Xi Jinping, nuk e përmend Kuranin me emër, por thotë se do “rishkruhen TË GJITHA librat klasik religjiozë”. Librat e shenjtë, qoftë edhe mësimet budiste, nuk duhet të jenë kundër vlerave të Partisë Komunistë, shkruan Xinhua News.
Edhe më parë Kina kishte thënë se do kinerizojë islamin dhe hapi i parë ishte largimi i mbishkrimeve “Hallall” nga restorantet në Pekin.
Por pavarësisht gjithë këtyre masave nga Kina, deri tani thuajse se asnjë shtet musliman nuk ka dalë kundër Kinës./Foldrejt.com