Autoritetet amerikane po nxisin qëllimisht konfliktin në Ukrainë si pjesë e taktikave të “frenimit të Kinës dhe Rusisë”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian.
“Politika e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s i ka sjellë konfliktet ruso-ukrainase në një pikë kritike. Pala amerikane nuk ndërmori asnjë hap për të zbutur përshkallëzimin e tensioneve, por përkundrazi, i hodhi benzinë zjarrit, duke detyruar vendet e tjera të mbanin qëndrim”, tha zyrtari kinez.
Ai shtoi se “Shtetet e Bashkuara po përhapin sistematikisht dezinformata me qëllim që të diskreditojnë Kinën dhe të shtrembërojnë pozicionin e saj bazë në favor të bisedimeve të paqes”, theksoi Zhao.