Stërvitjet e përbashkëta mes marinës kineze dhe ruse në Detin e Kinës Lindore që fillojnë këtë javë do të “thellojnë më tej” bashkëpunimin midis Moskës dhe Pekinit, ka njoftuar Kina, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Stërvitjet do të mbahen në brigjet e provincës Zhejiang në jug të Shangait nga e mërkura deri të martën e ardhshme, sipas një njoftimi të shkurtër të postuar të hënën nga Komanda e Teatrit Lindor të Kinës të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.
“Kjo stërvitje e përbashkët ka për qëllim demonstrimin e vendosmërisë dhe aftësisë së të dy palëve për t’iu përgjigjur së bashku kërcënimeve të sigurisë detare… dhe për të thelluar më tej partneritetin gjithëpërfshirës strategjik të epokës së re të koordinimit Kinë-Rusi”, thuhet në njoftim./FolDrejt/