Kina synon të fillojë ndërtimin e një baze në Hënë në vitin 2028, raportoi sot Reuters.
Më shumë se 100 shkencëtarë, studiues dhe kontraktorë hapësinorë kinezë u takuan kohët e fundit në një konferencë në qytetin qendror kinez të Wuhan për të diskutuar mënyrat për të ndërtuar infrastrukturën në Hënë, raportoi agjencia.
Një nga ekspertët në Akademinë Kineze të Inxhinierisë, Ding Liejun, tha se një ekip inxhinierësh po punon për një robot, roli i të cilit do të jetë të bëjë tulla nga toka hënore./FolDrejt/