Një ekip kërkimor në Kinë ka publikuar një analizë të mostrave të tregut të marra më shumë se tre vjet më parë dhe të lidhura me shpërthimin e virusit korona, në të cilën thekson se tamponët që rezultuan pozitivë për virusin përmbajnë gjithashtu material gjenetik nga kafshët e egra.
Tregu Huanan i ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra ka qenë në qendër të një hetimi mbi origjinën e koronavirusit, raportoi sot BBC, përcjell Fol Drejt.
Siç u tha, është studimi i parë i rishikuar nga kolegët i provave biologjike të mbledhura nga tregu në vitin 2020 dhe u botua në revistën Nature./FolDrejt/