Kina vazhdon stërvitjet ushtarake pranë Tajvanit dhe Ministria e Mbrojtjes e Kinës njoftoi sot se Forcat Ajrore Kineze kanë përfshirë avionë shtesë në këto manovra.
Ministria e Mbrojtjes në Taipei tha se Tajvani po monitoron aktivitetet e forcave raketore të Kinës dhe se njësitë e mbrojtjes ajrore të Tajvanit po mbajnë një nivel të lartë gatishmërie, raporton Reuters.
Siç u tha, të shtunën, 71 avionë kinezë dhe nëntë anije kaluan vijën qendrore të ngushticës së Tajvanit./FolDrejt/