Kina vendosi një ndalim importi dhe eksporti për dy kompani amerikane të mbrojtjes për shkak të shitjes së armëve në Tajvan, vend me të cilin ka mosmarrëveshje sovraniteti.
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Tregtisë, u njoftua se kompanitë amerikane Lockheed Martin dhe degët e kompanisë Raytheon për raketa dhe mbrojtje u vendosën në “listën e organizatave të pabesuara”, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se aktivitetet e importit dhe eksportit të këtyre kompanive në lidhje me Kinën ishin të ndaluara, si dhe thuhet se kompanitë do të pengoheshin të bënin investime të reja në vend dhe hyrjen e zyrtarëve të tyre të lartë në vend.
Në shtator 2022, Kina vendosi sanksione ndaj Ted Colbert dhe Greg Hayes, drejtuesit kryesorë të kompanive Boeing Defense dhe Raytheon, për pjesën e tyre në shitjen e armëve prej 1.1 miliardë dollarësh në Tajvan./FolDrejt/