Ministria e Jashtme kineze njoftoi sot se një punonjës i kompanisë japoneze “Astellas Farma” është arrestuar dhe dyshohet për veprimtari spiunazhi.
Autoritetet kineze njoftuan në fillim të këtij muaji se kishin miratuar masa të ashpra sipas ligjit penal kundër individëve, kujtoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning, përcjell Fol Drejt.
“Ky shtetas japonez dyshohet për aktivitete spiunazhi”, tha Mao, duke shtuar se Kina kishte informuar ambasadën japoneze në Pekin, raportoi Reuters./FolDrejt/