Kina njoftoi sot se balonat amerikane në lartësi të mëdha fluturuan mbi hapësirën ajrore kineze pa leje 11 herë që nga fillimi i janarit 2022.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin, duke iu përgjigjur një pyetjeje në një konferencë të rregullt shtypi në Pekin, nuk dha detaje të mëtejshme, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
I pyetur se si reagoi Kina ndaj fluturimeve, Wang tha se përgjigja e Kinës ndaj incidenteve të tilla ishte e përgjegjshme dhe profesionale./FolDrejt/