Fang Bin, i cili raportoi për fillimin e epidemisë së koronës në qytetin kinez Wuhan, është liruar nga burgu pas tre vjetësh, thanë sot burime të paidentifikuara për BBC.
Fang është një nga disa të ashtuquajtur gazetarë qytetarë që janë zhdukur pasi kanë shpërndarë video të skenave në Wuhan, epiqendra e pandemisë, përcjell Fol Drejt.
Fang u dënua me tre vjet burg në një gjyq sekret në Wuhan dhe u lirua të dielën në gjendje të mirë shëndetësore./FolDrejt/