Qendra Kineze për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve njoftoi sot se në periudhën njëjavore, nga data 24 shkurt deri më 2 mars, asnjë person nuk ka vdekur në spitalet në Kinë si pasojë e koronavirusit.
Më 30 janar, zyrtarët mjekësorë kinezë lëshuan një deklaratë duke pretenduar se vala e virusit korona në vend po i vjen fundi, raportoi BBC, përcjell Fol Drejt.
Qendra Kineze për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve njoftoi në atë kohë se numri i të sëmurëve rëndë nga virusi korona në vend është në rënie, si dhe numri i vdekjeve nga ky virus./FolDrejt/