Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, një është zhdukur, ndërsa një është plagosur, në një shpërthim në fabrikën kimike Sinochem në Kinën lindore, njoftoi sot qeveria lokale.
Shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotëm në njësinë e prodhimit të peroksidit të hidrogjenit të Luxi Chemical në qytetin Liaocheng, Provinca Shandong, tha në një deklaratë Komiteti i Menaxhimit të Hi-Tech Liaocheng, raportoi Reuters.
Zjarri është shuar, njoftoi Bordi, duke shtuar se hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar./FolDrejt/