Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe katër rezultojnë të zhdukur pas reshjeve të stuhishme në Kinën jugperëndimore, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, raportoi sot Xinhua.
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, “15 persona u vranë dhe katër të tjerë u zhdukën në Chungking në jugperëndim të Kinës”, njoftuan autoritetet lokale, njoftoi agjencia kineze, raportoi Reuters.
Numri i të vdekurve erdhi një ditë pasi shërbimi i motit paralajmëroi për fatkeqësi të mundshme të shkaktuara nga shirat që kanë prekur pjesën më të madhe të pjesëve qendrore dhe jugperëndimore të vendit./FolDrejt/