Njëmbëdhjetë persona humbën jetën kur çatia e një gjimnazi u shemb në një shkollë të mesme në qytetin Qiqihar në verilindje të Kinës, njoftuan sot autoritetet lokale.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, dhe viktima e fundit është nxjerrë nga rrënojat herët në mëngjesin e së hënës, raporton AP.
Agjencia zyrtare e lajmeve kineze Xinhua tha se shembja e strukturës së çatisë ishte rezultat i punimeve ndërtimore që po kryheshin në shkollë, pasi punëtorët po ruanin materialet e ndërtimit në çatinë e gjimnazit.