Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Kinemaja unike dhe e papërsëritshme

3 vjet më parë
in KULTURË
Koha e leximit: 6 minuta lexim
polaroid 10

polaroid 10

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kur zbulova filmat e Tarkovskit, për mua qe një mrekulli. Papritur u gjenda para dyerve të një dhome, çelësin e së cilës nuk e kisha. Një dhomë ku gjithmonë, kisha dashur të futem” (Ingmar Bergman).

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Andrei Tarkovskij (4 prill 1932-29 dhjetor 1986) mbetet gjeniu më me ndikim i kinemasë ruse, filmat e të cilit renditen ndër më të mirët në historinë e kinemasë, ai është hieratik, mrekullibërës. Në kinemanë e tij realizohet magjia e një ekzistence tjetër. Futesh në një tjetër botë, në një botë ku gënjeshtra nuk ka vend, ku njeriu nuk luan me zare, por e shikon realitetin në fytyrë. Në të mjerimi i njeriut përshkruhet pa joshje: është një mjerim kaq i pështirë dhe i neveritshëm, saqë kërkon praninë e Zotit.

Në “Solaris” (1972) Tarkovski e imagjinon planetin të përbërë nga një lëndë koloidale e aftë të pasqyrojë shpirtin e atyre që kalojnë nëpër të. Astronautët papritmas përballen me gjendjen e tyre morale. Jo me atë që duan të jenë, por me atë që janë në të vërtetë. Zbulimi i të vërtetës së brendshme të dikujt rezulton i padurueshëm dhe i neveritshëm. Astronautët zbulojnë meskinitetin e unit të tyre, të ndërthurur me falsitetin dhe egërsinë. Shfaqen obsesionet, pendimet, ndjenjat e fajit, për atë që kanë bërë, për vrazhdësinë e të mosdashurit. Kelvin takon fantazmën e së shoqes, e cila kreu vetëvrasje për shkak të tij. Vuan mundimin që nuk mund të ndryshojë asgjë, e rijeton me keqardhje atë që ka bërë, pa mundësi korrigjimi. Neveria për thelbin e vet moral është i llahtarshëm. I njëjti përshkrim i pamëshirshëm i mjerimit, që banon në shpirtin njerëzor (i korruptuar nga një materializëm gjithëpërfshirës) ndodh te “Stalker” . Në fund të filmit, në pragun e dhomës së dëshirave, dhoma që ka fuqinë të përmbushë atë që secili dëshiron në thellësi të tij (jo atë që thotë se dëshiron, por atë që dëshiron në të vërtetë) Shkrimtari vendos të mos hyjë, duke e shoqëruar zgjedhjen e tij me këtë frazë “nuk do të hyj në dhomë, sepse nuk dua t’i vjell askujt në fytyrë neverinë që kam brenda vetes”. E njëjta njohje dëshpëruese ndodh me Porkospinon, personazh enigmatik që vendos të hyjë në dhomë me dëshirën për të ringjallur të vëllanë, por që shpërblehet me një pasuri të papritur./Konica.al/ Kjo nënkupton se dëshira për para në zemrën e tij ishte më e fortë se dëshira për të rikthyer në jetë të vëllanë, Porkupine bën vetëvrasje. Mjerimi dhe kalbëzimi i shpirtit njerëzor janë arsyeja nxitëse për të gjithë filmat e Tarkovskit (në fakt të paktë, 8 në 25 vjet). Kësaj gjendjeje mjerimi, të cilin njeriu e ka arritur për shkak të prirjes së theksuar për hedonizëm dhe materializëm, si dhe për skllavërimin e plotë të shkencës dhe teknologjisë (pa kundërpeshën e nevojshme të etikës dhe ndërgjegjes), Tarkovski nuk ofron mundësi të mëdha shpengimi. Në të vërtetë, në filmat e tij, në mënyrë intransigjente dhe rigoroze, ai duket se pohon (në gjurmët e Haidegerit) se “vetëm një Zot mund ta shpëtojë njeriun nga degjenerimi i tij”.

Përballë divorcit midis njeriut dhe natyrës, përballë përkeqësimit që teknologjia dhe materializmi kanë gjeneruar brenda dhe jashtë qenies njerëzore, duke e shndërruar natyrën e njeriut në një natyrë të dytë (të cunguar, false, urbane) dhe duke e transformuar tokën në një gërmadhë shkatërrimi dhe spekulimi, kinemaja e Tarkovskit propozon rrugën e mundimshme dhe të vështirë të besimit. Besimi në Zot, në atë Zot që u bë njeri. Një njeri i pastër, që zgjodhi mërgimin nga bota, për të mos u përballur me përçmimin e shtypjes dhe mizoritë e historisë, që pranoi martirizimin për të shlyer mëkatet e njerëzimit. Protagonistët e filmave të Tarkovskit janë personazhe të krishterë: murgu “Rublev”, i çmenduri “Stalker”, protagonistët e “Sakrifica” janë personazhe që pranojnë të heqin dorë nga gjithçka (familja, shtëpia), madje pranojnë të konsiderohen edhe të çmendur, mjaft që të ndërtojnë një mburojë autenticiteti dhe shenjtërie; një zonë e shkëputur nga pjesa tjetër e botës, jashtë logjikës së shkatërrimit dhe rrënimit, një zonë që ruan shkëlqimin e ndjenjës, një vend i rigjeneruar vazhdimisht nga uji dhe era, i banuar nga Zoti. Heqja dorë nga bota dhe krijimi i këtij vendi të shenjtë përbëjnë aktin e besimit të personazheve tarkovskiane. Në këto vende, të kursyera nga shkatërrimi i fuqisë bërthamore, ose ndoshta të rigjeneruar pasi shkatërrimi bërthamor (simboli i mëkatit njerëzor) është përhapur në dëm të Krijimit, në këto vende, thuhet, personazhet kristikë të Tarkovskit lëvizin dhe ecin, të përjashtuar, por krenarë. Ata nuk duan asgjë. “Jam mirë kështu, – thotë Stalkeri, – nuk kam zili asgjë, kërkoj të më lënë të qetë Zonën time”, në këtë vend të shenjtë që kam krijuar për të mbijetuar, larg telit me gjemba dhe torturave që ju ia impononi vazhdimisht vetes. Në këtë vend, përsërit Stalker, gjithçka është e qetë, e heshtur, por mbi të gjitha “nuk ka burra, që mund të bëjnë keq”. […] I detyruar në mërgim (për të mos iu përmbajtur diktateve të propagandës imperialiste), Tarkovski na sjell filma të përjetshëm, ku ngjyra, lënda dhe bardh/e zi depërtojnë dhe vërtetojnë njëra-tjetrën, ku fotografia merr një rol artistik të bukurisë së pakufishme./Konica.al

Në to, çdo shkrepje është një pikturë, një ikonë e shenjtë. Dimensioni poetik tregon një prirje ngarkese, deri në thithjen e hipotezës së çdo komploti apo gërshetimi. Filmat e Tarkovskit janë filma asketikë, por pa tension, të përulësisë së skajshme. Duke përdorur sekuenca të gjata dhe të mençura, Tarkovski vë në skenë lutjen vetjake. Lutja e një kthimi në origjinë, në atë vend ku unë dhe Zoti jemi një. Në të cilën nuk ka varfëri, por mirësi. Atje ku është e mundur të shijoni bekimet e tokës, të miqësoheni me kafshët, të kapërceni frikën e mjerimin./

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Lajmet e luftës në Ukrainë dhe efekti tek fëmijët

Lajmi tjetër

Brukselin apo Moskën? Çfarë do të vendosë Vuçiç

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM