Të paktën dy persona u vranë dhe shtatë u plagosën kur një raketë e lëshuar nga forcat ruse goditi një ndërtesë banimi në qytetin Kramatorsk në Ukrainën lindore, tha guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko.
Ai deklaroi në kanalin e tij Telegram mbrëmë se ka njerëz të varrosur nën rrënoja dhe se në vendngjarje ka shpëtimtarë dhe pjesëtarë të policisë dhe shërbimeve publike, transmeton Reuters.
Muajin e kaluar, të paktën 44 persona u vranë kur një raketë e lëshuar nga forcat ruse goditi një ndërtesë banimi në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, thuhet nga Reuters, transmeton Fol Drejt.