SHBA ka transferuar pajisje biologjike ushtarake nga Ukraina në Poloni dhe shtetet baltike, tha sot kreu i forcave ruse për mbrojtjen nga rrezatimi, kimike dhe biologjike, Igor Kirilov.
“Si pjesë e aktiviteteve për ndalimin e operacioneve ushtarako-biologjike në Ukrainë, SHBA-ja po angazhon në mënyrë proaktive bazën materiale të fabrikave kimike dhe farmakologjike në Poloni dhe shtetet baltike, të cilave u dërguan pajisje nga territori ukrainas”, tha Kirilov, raportoi TASS.
Ai tha se BE-ja po promovon iniciativën për ngritjen e laboratorëve biologjikë nëpër disa ish-republika sovjetike./FolDrejt/