Në Kirurgjinë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është aplikuar metoda më e re kirurgjike,video-kirurgjike, “Vats Uniportal”.
Operacioni është kryer me sukses të plotë nga stafi vendor, nën drejtimin e Drejtorit të Kirurgjisë Torakale, Dr. Saudin Maliqi.
Kjo metodë kirurgjike konsiston në operacion pa hapje të kraharorit, e përcjellë me video-kirurgji.
Muaj më parë, për këtë lloj intervenimi në Prishtinë ishin kirurgët më eminentë për trajnimin e stafit mjekësor.
Kirurgjia Torakale ka për objektiv avancimin e ekspertëve tanë, duke i trajnuar jashtë vendit, në mënyrë që të kryhen të gjitha ndërhyrjet kirurgjike bashkëkohore edhe në Kosovë.
/Foldrejt.com