Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Austri. Kirurgu bëri një ndërhyrje fatale gjatë një operacioni, duke ia prerë këmbën e shëndosh gabimisht, një pacienti – transmeton FOL Drejt.
Sipas BBC-së, pacientit iu hoq këmba e djathtë në vend të së majtës dhe kjo u zbulua pas largimit të fashove.
Rasti është paraqitur në një gjykatë, ndërsa ajo ka vendosur që mjeku të dënohet me një gjobë prej 2700 euro. Gruaja e pacientit, e cila ishte prezente në gjykatë, gjithashtu mori 5000 euro shpërblim. Gjatë gjyqit, kirurgu u pyet për gabimin fatal që kishte bërë. Por ai u përgjigj duke thënë: “ Nuk e di”.
Raportohet se mjeku, megjithatë, ka filluar punën në të njëjtën klinikë./FolDrejt/