Kisha Katolitke e Mynihut dhe Freising ka mbështetur me 20 mijë euro viktimat e tërmetit në Shqipëri, shkruan erzbistum-muenchen.de. Mbështetje vjen kryesisht me finanzimin e ushqimit, medikamenteve dhe pajisjeve bazë për vendbanime, përcjell foldrejt.com.
Paratë janë ndarë nga Fondi për Katastrofa në Kishën Katolike të Mynihut. Konkretisht bëhet fjalë për tërmetin e qershorit 2019 ku në rajonin e Korçës, Pogradecit dhe Kolonjës, ndodhi tërmeti me shkallën 5 të Rihterit. Si pasojë 3000 banorë mbetën pa kulm mbi kokë ose pjesën tjetër të jetës duhet ta kalonin në shtëpi të shkatërruara./Foldrejt.com