Kisha ortidoske e Qipros e shqetësuar ka bërë thirrje për tërheqjen e këngës zyrtare përfaqësuese të vendit në Evrovizion, duke thënë se promovon adhurimin e djallit dhe vlera anti-shoqërore.
Këngëtarja greke Elena Tsagrinou do të prezantojë vendin me kompozimin e stilit “dance-y pop” me titull “El Diablo” (Djalli).
Sipas faqes së internetit të Evrovizion, teksti i këngës ka të bëjë me “rënien në dashuri me dikë, të keq po aq sa El Diablo.”
Sinoda e Shenjtë e Kishës Ortodokse të Qipros dha një deklaratë të ashpër ndaj krijimit të kontestuar, duke thënë se ndjen “zhgënjim të thellë” ndaj televizionin kombëtar të Qipros për zgjedhjen e tyre të këngës”.
“Kjo këngë nxit talljen globale duke pranuar dorëzimin tonë te djalli dhe duke promovuar adhurimin e tij, në një nënshtrim fatalist të njerëzimit ndaj fuqisë së djallit”– thuhej në deklaratën e klerikëve