Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida njoftoi sot se liderët e vendeve të G7 do të diskutojnë gjithashtu sistemin gjenerues të inteligjencës artificiale ChatGPT në takimin e majit në Hiroshima.
Gjatë një takimi me drejtues të gazetave rajonale japoneze, Kishida tha se “është e nevojshme të krijohen rregulla ndërkombëtare” për përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale (AI), raporton agjencia Kyodo.
Anëtarët e Parlamentit Evropian këtë javë u bënë thirrje liderëve botërorë të organizojnë një samit për kontrollin e zhvillimit të sistemeve të AI, raportoi Reuters./FolDrejt/