Kryeministri japonez Fumio Kishida ka thënë se samiti i G7 në Hiroshima në maj duhet të demonstrojë një vullnet të fortë për të mbështetur rendin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit pas pushtimit rus të Ukrainës,shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Kishida e bëri komentin gjatë një konference për shtyp në Uashington, DC një ditë pas një samiti me presidentin amerikan Joe Biden.
“Rasti i Ukrainës na ka mësuar se siguria e Evropës dhe Indo-Paqësorit janë të pandashme”, tha Kishida. /FolDrejt/