Kryeministri japonez Fumio Kishida tha sot se ishte dakord me presidentin amerikan Joe Biden për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën.
“Ne jemi dakord për bashkëpunimin me vendet me të njëjtin mendim, duke përfshirë anëtarët e G7, dhe ne ramë dakord të vazhdojmë sanksionet e rrepta kundër Rusisë, si dhe mbështetjen e fortë për Ukrainën,” u tha Kishida gazetarëve pas takimit të dy liderëve në qytetin japonez të Hiroshima.
Udhëheqësit e Japonisë dhe SHBA-së u takuan përpara samitit të Grupit të Shtatë (G7) që mblidhet në Hiroshima nga nesër deri më 21 maj për të diskutuar një gamë të gjerë temash nga ndryshimi i klimës dhe sigurisë ushqimore deri tek shtrëngimi i sanksioneve ndaj Rusisë, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.