Kryeministri japonez Fumio Kishida tha sot se ai mirëpret faktin që Japonia dhe Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut kanë arritur një marrëveshje për një program të ri partneriteti, përpara pjesëmarrjes së tij në samitin e NATO-s në Vilnius.
Në një njoftim të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Kishida tha se ai pret avancimin e bashkëpunimit në fusha të reja, duke përfshirë sigurinë kibernetike, dhe shpreson të thellojë bashkëpunimin me aleancën ndërsa ajo po rrit angazhimin e saj në Indo-Paqësorin.
Programi i ri i partneritetit vjen ndërsa NATO shqyrton mundësinë e një angazhimi më të thellë me Azinë ndërsa Kina rrit praninë e saj ushtarake./FolDrejt/