Banka tha se po largohet nga Rusia “në një mënyrë efektive dhe të rregullt”, duke siguruar vazhdimësi për punonjësit dhe klientët e saj.
Banka shumëkombëshe franceze e investimeve dhe kompania e shërbimeve financiare Societe Generale njoftoi se ka ndërprerë të gjitha operacionet e saj në Rusi, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Societe Generale pushon aktivitetet e saj bankare dhe të sigurimeve në Rusi, si dhe njofton nënshkrimin e marrëveshjes së shitblerjeve për shitjen e të gjitha aksioneve të saj në Rosbank dhe filialet ruse të sigurimeve të Grupit tek Interros Capital, aksioneri i mëparshëm i Rosbank”, thuhet në deklaratë.
Deklarata thekson se shitja e të gjithë aksioneve të saj në Rosbank i nënshtrohet miratimit të autoriteteve rregullatore dhe antitrust dhe pritet të përfundojë në javët në vijim.
Societe Generale tha se fshirja e vlerës neto kontabël të aktiviteteve të sekuestruara nga ky hap ishte rreth 2 miliardë euro (2,18 miliardë dollarë).
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar reagime të ashpra ndërkombëtare, duke çuar në sanksione të rënda financiare ndaj Moskës dhe ka nxitur një eksod të kompanive globale nga Rusia./FolDrejt/