Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka ironizuar me deklaratën e fundit të Kryeministrit Albin Kurti, shkruan Fol Drejt.
Kryeministri Albin Kurti së fundi përsëriti atë që e kishte paralajmëruar edhe më herët, se në Kosovë mund të ketë luftë.
Kurti këtë e tha në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji list.”
“Kjo çështja e luftës po bëhet si çështja e atij bariut që nuk i besonte më askush se ujku po ia han delet” – ka shkruar Klinaku në llogarinë e tij në Facebook.
“Nëse nuk ka përgatitje për luftë, atëherë pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake që i kanë pasur janë quajtur ‘Mburoja Sllave’ dhe ‘Vëllazëria Sllave’”, citohet të ketë thënë Kurti për gazetën kroate.
Pikërisht me këtë deklaratë të përsëritur ka ironizuar Klinaku, duke e kontestuar mesazhin e saj./FolDrejt/