Pas shumë orësh mes dallgëve të brendshme të BE, shefat e tyre ia kanë dalë të gjejnë emrin e përbashkët për shefen e BE. Sipas informacioneve të austriakes Der Standard, kryeministri liberal Charles Michel do jetë shefi i Këshillit të Europës, kurse ministrja e brendshme gjermane Ursula Von der Leyen, do jetë presidentja e radhës e Komisionit Europian, përcjell foldrejt.com.
Ursula von der Leyen si ministre e mbrojtjes në Gjermani ka mbështetur hapur krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe ashtu si liderja e saj Angela Merkel, ka kundërshtuar ndarjen e Kosovës.
Vlen të përmendet, se socialisti dhe ministri i jashtëm spanjoll Josep Borrell pritet të zgjidhet ministër i jashtëm i BE, kurse bullgari Sergei Stanishev si kryeparlamentar.
Gjithsesi, gjithçka do zyrtarizohet sonte pas orës 22.00, kur edhe mblidhet deputetët e rinj të parlamentit europian./Foldrejt.com