Në delegacionin e kryeministrit shqiptar do të jenë edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca,e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si edhe Elisa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me parlamentin.
Rama në orën 17:00 do ta vizitojë fabrikën e miellit, “M&Sillosi” në Xërxë ku do të bisedojë me rreth 500 fermerë.
Ndërkaq në ora 17:45 ai do ta vizitojë fabrikën e dyshekëve, “Comodita” në Gjakovë.
Gjatë qëndrimit në “Comodita”, Edi Rama do të takojë përfaqësuesit e 50 bizneseve më të fuqishme në Kosovë.
Kjo është vizita e dytë e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në “Devolli Corporation”.
Një vizitë Rama në “Devolli Corporation” e kishte pasur edhe në vitin 2014-të, njofton Klankosova.tv.
Pas përfundimit të vizitës, i pari i Qeverisë së Shqipërisë do të shkojë në Burojë të Skenderajt, ku do ta vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Rama e kishte vizituar Thaçin para disa ditësh edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Të hënën, në Prishtinë mbahet takimi i radhës i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, njofton Klankosova.tv.
Agjenda e kryeministri Rama për nesër:
11.00 – Mbërritja e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Ceremonia zyrtare e pritjes
11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.
12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj /KlanKosova/