Sot kryeministri Kurti do ta vizitojë Izbicën e Skenderajt dhe Podujevën, me qëllim që t’i përkujtojë viktimat e luftës së fundit.
Vizitën e parë do ta bëjë në Izbicë të Skenderajt duke filluar nga ora 9:30, kurse atë tek familjet Bogujevci e Duriqi në Podujevë nga ora 11:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te Memoriali në Izbicë, Skenderaj”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e kryeministrit të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te varrezat e Familjes Bogujevci dhe Duriqi, në Podujevë”, shtohet tutje në komunikatë. /FolDrejt/