Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që nesër ta vizitojë Krushën e Madhe dhe Krushën e vogël e pastaj të shkojë në Shqipëri për vizitë pune.
Vizita për në Krushë të Madhe e Krushë të Vogël pritet të zhvillohet nga ora 08:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. Pas homazheve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, ku do të zhvillojë takime me krerë institucional”, thuhet nga zyra e kryeministrit, transmeton Fol Drejt.