Ushtria ukrainase është duke rritur përdorimin e dronëve turk “Bayraktar TB2” në luftën kundër forcave ruse ditëve të fundit.
Vetëm gjatë së martës ushtria ukrainase konfirmoi se me këta dronë natën kishte shkatërruar një tank dhe dy sisteme raketash të agresorit, shkruan The Time.
Këta dronë janë të vegjël dhe të lehtë, (rreth shtatë herë më i lehtë se droni Reaper i ushtrisë amerikane) me një hapje krahësh 12 metra që i lejon ata të qëndrojnë në qiell deri në 30 orë pa ndërprerje. Teksa kompania prodhuese thotë se çdo dron mund të mbajë katër raketa të drejtuara me lazer.
Ndikimi i dronëve Bayraktar në Ukrainë
Fushata e Ukrainës me dron ka kontribuar në sukseset e saj të hershme në ngadalësimin e përparimit rus dhe po zbulon dobësi të papritura nga ana e ushtrisë ruse, thonë analistët ushtarakë amerikanë dhe evropianë.
“Videot po bëhen gjithashtu një pjesë gjithnjë e më e spikatur e luftës së informacionit të Ukrainës – duke u dhënë pushtuesve rusë një arsye për t’u frikësuar nga armiku i tyre dhe duke siguruar një nxitje jetike për moralin ukrainas mes frikës së një sulmi ushtarak të ardhshëm. Edhe kështu, dronët nuk kanë gjasa të ndryshojnë rrjedhën afatgjatë të luftës”, theksojnë analistët.
“Pamjet e publikuara nga ushtria ukrainase tregojnë defekte serioze në mbulesën e mbrojtjes ajrore ruse, gjë që është një befasi për shumë vëzhgues”, thotë Arda Mevlütoğlu, një analist ushtarak turk dhe i hapësirës ajrore.
Dronët ushtarakë të besueshëm dhe të saktë dikur ishin kompetencë ekskluzive e ushtrisë amerikane.
Në dy vitet e fundit, dronët Bayraktar janë shfaqur jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Etiopi, Azerbajxhan, Libi dhe Siri. Vitin e kaluar në Etiopi, një forcë rebele po godiste kryeqytetin Addis Abeba përpara se qeveria t’i zmbrapste me dronë.
Në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në vitin 2020, dronët turq u treguan vendimtarë në fitoren e Azerbajxhanit kundër Armenisë, një vend ky aleat i Rusisë./FolDrejt/