Pep Guardiola ka thënë se arsyeja për zëvendësimin e Erling Haaland, pas përfundimit të pjesës së parë në barazimin pa gola mes Manchester Cityt dhe Borussia Dortmund, ishte pasi sulmuesi ndihej i sëmurë.
Në kthimin e tij në ish-klub, ku iu bë një pritje e ngrohtë, norvegjezi u zëvendësua çuditërisht pas pushimit, për t’i lënë vendin Bernardo Silvas.
“Erling nuk ndihej mirë. Ai kishte pak ethe para ndeshjes. Joao gjithashtu. Ai kishte një lëndim në këmbë dhe i shihja të lodhur”, tha Guardiola.
Sulmuesi i Cityt më pas ndoqi pjesën tjetër të lojës nga stoli, ndërsa doli sërish në fushë pas përfundimit të ndeshjes, për të përshëndetur tifozët, raporton DailyMail, përcjell Fol Drejt.
City dhe Dortmund tashmë kanë siguruar kualifikim tutje në Champions League, me ekipin anglez të parin në grup, ndërsa ai gjerman në të dytin./FolDrejt/