Ndeshja e xhiros së 26-të të La Ligës së futbollit spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet më 19 mars në orën 21:00 në stadiumin “Nou Camp”, është bërë e ditur dje.
Lojtarët e Real Madridit mundën 3:1 Barcelonën në “El Clasico”-n e 250-të, që u luajt më 16 tetor të vitit të kaluar në Madrid.
Këto dy klube luajtën më 15 janar në finalen e Superkupës së Spanjës dhe më pas Barcelona fitoi 3:1. /FolDrejt/