Këshilli i Federatës Ruse ka caktuar datën 17 mars 2024 si datë të zgjedhjeve për Presidentin e Rusisë, transmeton RIA Novosti.
Vendimi është marrë unanimisht në seancën e sotme dhe hyn në fuqi nga dita e shpalljes publike.
Kryetarja e SF-së, Valentina Matviyenko, theksoi se vendimi i miratuar shënon fillimin e fushatës parazgjedhore në Rusi.