Në Kosovë, për dy ditët e ardhshme, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se ka mundësi të zbutet acari, pasi masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare, transmeton Klankosova.tv.