Kanella është shumë më tepër sesa thjesht një erëz e shijshme.
Sipas studimeve të fundit të kryera në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Birjandit, kanella ka veti anti-inflamatore, anti-oksidante dhe anti-kancerogjene, forcon sistemin imunitar, si dhe përmirëson funksionin e trurit, sidomos kujtesën dhe të mësuarit.
Po ashtu nga një studim i kryer duke analizuar adoleshentët që konsumojnë kanellën ka rezultuar se ata kanë pasur më pak ankth dhe kujtesë më të fortë. /FolDrejt/