Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.791 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.958 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, transmeton Fol Drejt.
Deri më sot janë dhënë 102.666 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 468 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.
Në total numri i rasteve aktive është 127./FolDrejt/