Instituti rus “Qendra për Studime Strategjike” njoftoi se kompanitë perëndimore që u larguan nga Rusia ose kufizuan aktivitetet e tyre në këtë vend pësuan humbje financiare prej 200 deri në 240 miliardë dollarë.
Në raportin e Qendrës për Studime Strategjike theksohet se nga kompanitë perëndimore që u larguan nga Rusia, më së shumti humbje financiare kishin kompanitë amerikane, britanike dhe gjermane, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit, humbja totale e kompanive që u larguan nga Rusia është midis 200 dhe 240 miliardë dollarë.
Me dy për qind nga prodhimi i brendshëm bruto, Finlanda është vendi me humbjen më të madhe financiare në raport me ekonominë vendase.
Raporti thotë se rreth 7 për qind e kompanive më të mëdha të huaja që operonin në Rusi deri më 9 shtator i ndërprenë plotësisht aktivitetet e tyre në vend, ndërsa 34 për qind e kompanive kufizuan veprimtarinë e tyre.
Humbjet më të mëdha shënuan kompanitë që operojnë në sektorët e naftës dhe gazit natyror, sektorin bankar, prodhimit të makinave dhe industrive ushqimore që u tërhoqën nga Rusia./FolDrejt/