Kafja është një nga mënyrat më të mira për ta rritur energjinë në mëngjes ose për të mposhtur lodhjen e pasdites.
Por ajo gjithashtu mund të përkufizohet si një eliksir shëndetësor, përcjell Fol Drejt.
Për disa njerëz, kafeja mund të ketë më shumë efekte anësore negative sesa pozitive.
Për shembull, mund të vëreni se kafeja ndonjëherë ju bën të ankthshëm ose të nervozuar, ose ndoshta e gjeni veten duke nxituar në banjë pas çdo filxhani që pini.
Kafeja madje mund të jetë duke ndikuar në shëndetin tuaj në një mënyrë krejtësisht të panjohur për ju.
12 kategori të njerëzve që nuk duhet të pinë kafe:
1-Ata që kanë probleme me zorrët.
2-Ata që vuajnë nga glaukoma (probleme me sytë)
3-Njerëzit me fshikëz aktive (ata që priren të shkojnë shpesh në tualet)
4-Njerëzit me probleme të zemrës dhe aritmi.
5-Gratë shtatzëna.
6-Nënat që ushqejnë fëmijët me gji.
7-Ata që kanë probleme me gjumin.
8-Personat me ankth ose atak paniku.
9-Ata që vuajnë nga diarreja.
10-Të sëmurët nga epilepsia.
11- Fëmijët nën 12 vjeç.
12-Njerëzit me refluks gastroezofageal./FolDrejt/