Halil Krasniqi, drejtor Teknik në Telekom tha se në vitin 2024 në Prishtinën do të mund të përdoret interneti me shpejtësi 5G.
“Kemi pasur zero investime prej 2015, kapacitete të pamjaftueshme teknologjike. Rrjeti qendror Vala e ka modernizuar. Në maj lëshohen 5 stacione të para në Ferizaj dhe Gjilan me 5G etj. Jemi edhe në proces të tenderimit, jemi gati ta kryejmë gjatë këtij fundviti për Prishtinën në 4G dhe 5G, 3G e kemi zvogëluar më qëllim, në vitin 2024 do të fillojmë me Prishtinën që të jetë 5G”, tha ai.
Avni Tafilaj, drejtor për Marketing, Shitje dhe Kujdes për Konsumatorë, tha se po punohet në hapjen e pikave të reja të shitjes.
“Aktivitete e marketingut dhe shitjes jemi përqendruar në tri drejtime kryesore, përmasimin e produkteve, shtimin e kanaleve të shitjes, dhe përmirësimin e kujdesi. Prej që ka filluar ky menaxhimet ka filluar më bë oferta feksibile, kemi përmirësuar edhe ofertat e roamingut, kemi bërë edhe përgatitje për ri-lansimin e shërbimeve televizive”.“… jemi duke bërë edhe hapje të pikave të reja shitëse, edhe në qendrën e thirrjeve kemi redaktuar kohën e pritjes”, theksoi ai.