Sipas Mundo Deportivo , PSG po kërkon të lidhë Lionel Messin me një marrëveshje rinovimi dyvjeçare përpara se kontrata e tij të skadojë verën e ardhshme.
Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, aprovon rinovimin e Messit pas fillimit të tij të shkëlqyer të sezonit. Raportet e mëparshme treguan se Messi dëshironte të kthehej në Barcelonë pasi t’i skadonte kontrata me Les Parisiens.
Megjithatë, raporti thotë se Messi nuk do ta ketë problem të rinovojë me PSG-në pasi ata janë të gatshëm të ruajnë pagën e tij të lartë./FolDrejt/