Terapia me avull përdoret për arsye të ndryshme.
Kjo lloj terapie rekomandohet për trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore, veçanërisht ato që prekin rrugët e frymëmarrjes dhe kundër dhimbjes së kokës, përcjell Fol Drejt.
Terapia mund të bëhet nëpërmjet një dushi të nxehtë që vesh me avull të gjithë banjën ose përdorimit të një ene të mbushur me ujë të nxehtë dhe mbulimit të kokës me peshqir duke thithur përmes hundës dhe gojës avullin.
Avulli i mbush mushkëritë me ajër të lagësht dhe ka efekte të shkëlqyera terapeutike.
Përfitimet e terapisë me avull për shëndetin
Lehtëson frymëmarrjen
Nëse ju jeni prekur nga i ftohti, gripi, bronshiti, sinoziti, azma, alergjitë apo çdo infeksion tjetër respirator, atëherë duhet të shfrytëzoni vlerat e terapisë me avull.
Avulli çliron rrugët e frymëmarrjes dhe e bën atë më të lehtë.
Trakti i irrituar respirator lubrifikohet dhe bllokimet eliminohen.
Në enën me ujë të nxehtë fusni gjethe eukalipti, menteje ose nenexhiku.
Nëse nuk keni gjethe mund të përdorni dy pika vaj të ekstraktit të bimës.
Kundër dhimbjes së kokës
Dhimbja e kokës që shkaktohet nga sinoziti mund të trajtohet lehtë me terapinë me avull.
Avulli luan rol qetësues për sinozitin dhe largon çdo bllokim të mundshëm.
Marrja e frymës bëhet më e lehtë dhe dhimbja largohet menjëherë.
Në këtë rast sugjerohen gjethet e dafinës në enën me ujë të nxhehtë.
Mund edhe të bëni thjesht avull pa bimë në enë.
Kundër stresit
Terapia me avull qetëson trupin dhe trurin duke nxitur çlirimin e endorfinës, e cila zbut ndikimin e stresit.
Nxehtësia e avullit rrit qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt.
Këshillohet kamomili ose lavanda si bimë qetësuese brenda enës me ujë të nxehtë.
Eliminon toksinat
Një banjë me avull ju ndihmon të pastroni trupin nga toksinat që akumulohen si pasojë e stresit, ushqyerjes së keqe, tretjes problematike e të tjerë.
Për më tepër, avulli e vë trupin në gjendje hipotermike në të cilën bakteret dhe viruset nuk mbijetojnë dot.
Kundër ngurtësimit të muskujve
Kjo terapi është e dobishme për të çlodhur muskujt e munduar gjatë një aktiviteti fizik.
Kjo është arsyeja përse sportistët futen në sauna ose bëjnë banjë me avull pas stërvitjes.
Avulli zgjeron enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Lëkura dhe flokët
Mjaftojnë 15 minuta me banjë me avull që lëkura të gëzojë shëndet dhe shkëlqim.
Avulli shmang shfaqjen e akneve, pikave të zeza apo njollave.
Ai ndihmon qarkullimin e gjakut në lëkurë por edhe përmirëson shëndetin e flokëve dhe skalpit duke mbajtur nën fre prodhimin e yndyrës.
Kujdes
Terapia me avull nuk rekomandohet për foshnjat, gratë shtatzëna dhe njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.
Fëmijët mund të përdorin avullin me preparatet e këshilluara nga mjekët.
Mos bëni terapi të tilla nëse keni pirë alkol apo keni ngrënë një vakt të rëndë./FolDrejt/