Reprezentuesi në pension i Anglisë dhe ish-mbrojtësi i Chelseat, John Terry po u jep mundësinë njerëzve që të shoqërohen me të në këmbim të parave, raportoi Daily Star.
Mediat angleze raportojnë se një natë shoqërimi me Terry-n në hotelin Hampshire Court në Basingstoke kushton rreth 570 euro, ndërsa qëndrimi vetëm në një dhomë në atë objekt kushton rreth njëqind paund.
Paketa me vlerë 570 euro përfshin një sesion fotografik dhe marrjen në pyetje të Terry për çdo temë. Ndjekësit e futbollit anglez po bëjnë shaka me Terry për këtë iniciativë të çuditshme për të fituar para.
Në rininë e tij, Terry luajti për West Ham, nga i cili erdhi në Chelsea në 1995. Ai ishte në klubin londinez deri në vitin 2017 dhe luajti 715 ndeshje dhe shënoi 67 gola. Ai e përfundoi karrierën e tij në vitin 2018 si anëtar i Aston Villas. Ai bëri 78 paraqitje dhe shënoi gjashtë gola për kombëtaren angleze. Tani ai preferon të jetë në akademinë e Chelsea, transmeton Fol Drejt.