Mënyra se si i pastrojmë veshët ndonjëherë mund të ndikojë edhe në dëmtimin e tyre nga pakujdesia.
Pambukët për pastrimin e veshëve i gjen në çdo shtëpi dhe janë një mënyrë e shpejtë dhe ndonjëherë edhe efikase në këtë proces, përcjell Fol Drejt.
Gjithsesi kjo mund të jetë problematike për membranën e veshit tuaj sipas këshillave të ekspertëve.
Dylli i veshit ka si funksion mbrojtjen e tij nga infeksionet e jashtme, futja e ujit apo nga pluhuri.
Si t’i pastroni veshët në shtëpi:
Mënyra më ë mirë dhe e sigurt që mund ta bëni dhe vetë është pastrimi me pika nga farmacia herë pas here.
Bëjeni këtë të paktën dy herë në ditë, për 4 ose 5 ditë
Pas një ose dy ditësh që keni hedhur pikat, pastrojini veshët duke i hedhur shumë pak ujë në temperaturë ambienti.
Mbajeni për disa sekonda dhe nxirreni uji nga kanali i veshëve tuaja.
Më pas kujdesuni të thani plotësisht kanalin e veshëve dhe mund ta përsërisni këtë proces derisa i gjithë dylli të jetë tharë dhe të këtë dalë jashtë./FolDrejt/