Të dini se si ta pastroni rrobalarësen mund të duket e panevojshme.
Duhet ta dini se edhe nëse përdorni detergjentin më të mirë ose produkte tërësisht natyrale, ato kanë nevojë për pastrim të thellë herë pas here, transmeton Fol Drejt.
Nëse nuk e pastroni asnjëherë rrobalarësen tuaj, kjo mund ta shkurtojë jetëgjatësinë e saj.
Dhe padyshim që nuk është një artikull i lirë për t’u zëvendësuar.
Në fakt pastrimi i herë pas hershëm mund të ndihmojnë duke zgjatur jetëgjatësinë e rrobalarëses tuaj dhe njëkohësisht të pastrojë më së miri rrobat tuaja.
Për fat të mirë, ekzistojnë disa përbërës të zakonshëm shtëpiakë që mund t’ju vijnë në ndihmë.
Disa metoda të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të pastroni hap pas hapi një rrobalarëse dhe se si të pastroni një filtër rrobalarëseje në mënyrën e duhur.
Si të pastroni rrobalarësen?
Çfarë do t’ju duhet:
1 kg sodë buke
3 kg uthull e bardhë
1 copë pambuku
Udhëzime:
Hidhni 1 kg sodë buke direkt në kazanin e makinës larëse dhe më pas hidhni edhe 3 kg uthull të bardhë.
Vendoseni rrobalarësen tuaj në ciklin më të nxehtë dhe më të gjatë të mundshëm.
Pasi të përfundojë cikli, fshijini pjesët e brendshme të kazanit dhe guarnicionet me një leckë të butë pambuku.
Lëreni derën e rrobalarëses hapur që të thahet plotësisht.
Pastroni me uthull edhe vendin ku hidhet detergjenti i rrobave.
Si të pastroni filtrin e rrobalarëses.
Rrobalarëset kanë filtra dhe ato mund të bllokohen nga qimet ose papastërti të tjera.
Këto hapa të thjeshtë do t’ju ndihmojnë në procesin e pastrimit të filtrit.
Çfarë do t’ju duhet:
Tas
Peshqir
Udhëzime:
Hapni kapakun ku ndodhet filtri, që zakonisht është i vendosur në pjesën e përparme, në fund të rrobalarëses.
Brenda do të shihni një filtër dhe një tub kullimi.
Shtroni peshqirin dhe vendosni sipër tasin.
Hiqni kapakun e tubit të kullimit dhe lëreni ujin të rrjedhë në enë.
Vazhdoni t’a kulloni derisa të mos rrjedhë më ujë e më pas mbylleni tubin dhe zbrazni tasin.
Zhvidhosni filtrin duke e rrotulluar në të kundërt të akrepave të orës dhe tërhiqeni për ta hequr.
Përdorni gishtat për të hequr çdo mbeturinë dhe më pas shpëlani filtrin nën ujë të rrjedhshëm.
Futeni filtrin përsëri në vendin e vet dhe në fund mbyllni kapakun.
Si të pastroni pjesën e jashtme të një rrobalarëseje.
Pjesa e brendshme e rrobalarëses nuk është e vetmja gjë që duhet të pastroni.
Njollat e papastërtive grumbullohen edhe në pjesën e jashtme saj.
Për këtë mjafton një detergjent i butë dhe një leckë e lagur.
Kur të keni mbaruar pastrimin, përdorni një leckë të pastër dhe të thatë për t’a tharë.
Sa shpesh duhet t’a pastroni rrobalarësen?
Kjo varet kryesisht nga makineria juaj dhe nga detergjenti që përdorni.
Nëse përdorni produkte me bazë bimore, ato shpëlahen më kollaj dhe të lënë më pak mbetje, kështu që një herë në vit do të ishte e mjaftueshme.
Por nëse përdorni detergjentë me bazë nafte, zbutës rrobash dhe produket të ngjashme duhet t’a pastroni çdo tre deri në gjashtë muaj.
Dhe nëse papritmas lavatriçja juaj mban erë ose shihni se ka myk, duhet të veproni shpejt pasi kjo mund t’ju sëmurë./FolDrejt/